Zv. Drejtori i Policisë Financiare vlerëson lartë vizitën studimore në SHBA

Zv. Drejtori i Policisë Financiare, të Maqedonisë së Veriut, Berat Dehari, sapo është kthyer nga një trajnim i rëndësishëm, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç’rast është certifikuar në lëmin përkatës. Ai me këtë rast, falënderon vendin mikpritës, ShBA-në dhe Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në ShBA për këtë të arritur.

Marketing

Aftësimet e profesionistëve të Maqedonisë së veriut, në veçanti për shqiptarët, ka rëndësi të madhe sepse, krijohet struktura e shëndosh e lidershipit me dije dhe kompetenca, me përvojë dhe qasje në institucionet ndërkombëtare, në veçanti pranë vendeve partnere, vendet mike si ShBA-ja.
Z. Dehari, këtë vizitë studimore, agjendën e realizuar si dhe arritjet e pritura, i ka vlerësuar të mahnitshme, me sukses të plotë dhe me mbresa të paharrueshme.

Programi kishte të bënte me shkëmbimin, udhëheqjen si dhe paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, ndërsa në këtë program, morën pjesë lider të rinj dhe ekspertë, nga më shumë vende të botës.

Gjatë kësaj vizite studimore, si përfaqësues i vetëm nga Maqedonia e Veriut, i përzgjedhur për të prezantuar shtetin po ashtu, në shumë takime njëmujore, në disa shtete federale dhe institucione me reputacion, pati vizitë edhe në Shtëpi të Bardhë, Departamentin e Shtetit Amerikan, në Drejtoritë qendrore të hetimeve FBI dhe CIA, Universitetin e Harwardit si dhe mbajti konferenca dhe intervista në mediat e atjeshme, në veçanti ishin të ngrohta takimet me bashkatdhetarët.