Zv drejtori Rustemi tregon kush e punon web faqen e ARS-së

Zv drejtori i agjencisë për rini dhe sport Avni Rustemi ka sqaruar situatën rreth dygjuhësisë të web faqes të agjencionit, njofton Aktuale.mk

Marketing

Rustemi mes tjerash thotë:
Të dashur miq, shumë të respektuar palë të interesuara për dygjuhësinë dhe web-faqen e Agjencisë për rini dhe sport, verzioni në gjuhën shqipe,

Më lejoni të informojë opinionin publik dhe të gjithë ata që kujdesën më shumë sesa ne për përdorimin e gjuhës shqipe dhe për të lehtësuar shpërndarjen e informacionit në shqip, se web-faqja në gjuhën shqipe po realizohet në partneritet me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Mes Agjencisë për rini dhe sport dhe
Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ekziston një partneritet serioz dhe efikas për të përforcuar dhe avancuar institucionin tonë përmes komunikimit të vazhdueshëm dhe harmonizimit të politikave. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, OSBE gjithashtu realizon web-faqen e re të Agjencisë për rini dhe sport e cila krahas gjuhës maqedone, do të jetë edhe në gjuhën shqipe dhe angleze.

Për mua personalisht edhe pse mendoj që web-faqja duhet të jetë në publik sa më parë që është e mundur, gjithsesi duhet durim deri në realizimin përfundimtar nga OSBE. Nëse dikush dyshon në veprimtarinë e OSBEsë, mund t’i kontaktojnë dhe të informohen lirshëm për kohën e realizimit të web-faqes. Gjithsesi, Agjencia për rini dhe sport nuk mund të përzihet në proceset e realizimit të punës në OSBE, Misioni – Shkup, por kemi kënaqësinë për bashkëpunim efektiv në zhvillimin e Agjencisë nga një organizatë ndërkombëtare si OSBE.

Për të gjithë ata që nuk kuptojnë gjuhën maqedone, deri në realizimin e web-faqes nga OSBE , lus të na kontaktojnë pa hamendje, Agjencia për rini dhe sport i ka dyert e hapura për çdo qytetar të Maqedonisë së Veriut, edhe pse informacionet e rëndësishme ndahen në dy gjuhë në rrjetet sociale.

Marketing