Zv/drejtori Selami ka një lajm të mirë për bujqit

Zv/drejtori i Agjensionit për mbështetje finaciare të bujqësisë dhe zhvillimit rural Abdylselam Selami informon bujqit për subvencionet e rradhës.

Marketing

Të nderuar bujq,
Me kërkesën tuaj është vazhduar afati i fundit për aplikim për subvencione për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar dhe për pulat e therura për periudhën maj-shtator 2019, me një afat të ri deri më 22 nëntor.
Gjithashtu nga sot kanë filluar aplikimet për qingjat e dorëzuar në kapacitet e regjistruara për therrje dhe afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve është 15 dhjetor 2019.
Të gjithë ju që i plotsoni kushtet për të përfituar ndihmë financiare mund të aplikoni në mënyrë elektronike duke klikuar në web faqen e Agjencisë, www.ipardpa.gov.mk në fushën “Pagesat direkte-e-kërkesa” dhe do të jeni në gjendje të paraqitni kërkesën elektronike për qingjat e dorzuara, qumshtin e prodhuar dhe dorzuar ose për pula të therura në kapacitetet e regjistruara për therrje në periudhën maj-shtator 2019.
Të gjithë ju që jeni të interesuar të aplikoni dhe ju nevoitet ndihmë në krijimin ose dorëzimin e kërkesës elektronike mund të orientoheni për ndihmë në zyrat rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Marketing