Zv/kryeministri Duraki me ministrat në Shipkovicë

Zëvendëskryeministri Sadulla Duraki i shoqëruar nga ministra të tjerë të kabinetit qeveritar sot qëndruan në Shipkovicë në takim me banorët e këtij vendbanimi. Pjesë e delegacionit qeveritar ishin ministri i ekologjisë, Naser Nuredini, ministri ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri pa resor Hisen Xhemaili dhe zëvendësministri i mbrojtjes Bekim Maksuti. “Realizuam takim me banorët e këtij vendi, me ç’rast dëgjuam problemet e tyre dhe diskutuam rreth projekteve dhe mundësive të ndryshme që do të ndihmojnë në zgjidhjen e tyre. Shipkovicën e rikujtojmë shpesh si vatrën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, andaj përkushtimi jonë do të jetë maksimal në përmirësimin e kërkesave të popullit.”, theksoi zëvendëskryeministri Duraki. Kjo vizitë është pjesë e vizitave të përfaqësuesve të Qeverisë nëpër vendbanimet e disa komunave.

Marketing

Sot së bashku me ministrat Naser Nuredini, Kreshnik Bekteshi, Hisen Xhemaili dhe zëvendësministrin Bekim Maksuti,…

Publiée par Sadulla Duraki sur Samedi 2 novembre 2019

Marketing