Zv/kryeministri Duraki në takim me veteranët e arsimit shqip

Zëvendës Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Sadulla Duraki dhe Sekretari shtetëror, z. Lirim Shabanim, së bashku me Zëvenskryeministrin për Çështje Evropiane, z. Bujar Osmani dhe Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Arbër Ademi, me rastin e 22 nëntorit – Dita e alfabetit të gjuhës shqipe, në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot (21.11.2019) pritën veteranët e arsimit shqip.

Marketing

Kabineti qeveritar, i kryesuar nga Zëvendëskryeministri Duraki, hapën dyert për veteranët e arsimit të gjuhës shqipe nga të gjithë trojet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke potencuar rëndësinë e tyre në zhvillimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në vend si dhe rolin e tyre në ngritjen e vetëdijsimit dhe emancipimit kombëtar dhe edukimin e rinisë.

Para të pranishmëve, zëvendeskryeministri Duraki theksoi se roli i mësimdhënësve në avancimin e përdorimit të gjuhës, është edhe thelbësori në krijimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
“Ju falenderoj që na keni pajisur me dituri e që nuk keni lejuar që të harrohet gjuha jonë e ëmbël, të shkruhet dhe të mësohet, dhe pikërisht prej jush rrjedh edhe Ligji i gjuhës. Do veprojmë edhe më tutje për gjeneratat e reja, ashtu siç keni bërë ju. Kemi nevojë të ndihmojmë dhe të orinetojmë të rinjtë dhe të rejat që shqipja në institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të jetë një gjuhë e gjallë. “ – tha ai.

Në vazhdimësi, Zëvendëskryeministri Duraki ndau plakata mirënjohjeje për të gjithë veteranët e arsimit, për të simbolizuar kontributin e tyre si më të shenjtin në krijimin e një indentiteti të denjë kombëtar.

Ndryshe, pas sërë aktiviteteve të realizuara në shenjë të 111 vjetorit të Kongresit të Manastiritit, si promovime të titujve shkencore, Konferencë shkencore dhe eventi përfundimtar, Akademi Solemne, e cila do të realizohet nën patronazhin e Zëvendëskryeministrit Duraki nesër, më 22 nëntor.

Marketing