Zv. Kryeministri i parë Grubi pranoi urata nga frontmeni i fushatës për barabarësi Naser Zyberi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi në kabinetin e tij sot
priti frontmenin apartiak të fushatës dhe idesë së z. Ahmeti për
barabarësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Naser Zyberi.

Marketing

Opinionisti dhe njohësi i rrethanave politike në vend z.Zyberi, e uroi
z.Grubi për emërimin e tij në detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në
punë. Ai gjithashtu gjatë këtij takimi theksoi se është i hapur për
bashkëpunim dhe që të gjitha njohurit e tij do t’i vë në dispozicion të
së mirës, funksionalizimit të ministrisë së re dhe perspektivës
euro-atlantike të vendit.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri i parë Grubi falënderoi për urimin dhe
përkrahjen e pa rezervë të Zyberit dhe njëherësh tha se ai është i
gatshëm dhe vullnetmirë për çdo ide dhe rekomandim nga ana e tij duke e
ftuar atë të bëhet pjesë aktive e strukturimit.

Grubi gjatë këtij takimi gjithashtu tha se çdo përvojë e ofruar nga një
intelektual siç është z.Ziberi është e mirëseardhur kur dihet se ai
ishte personazhi kryesor i cili gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare
dëshmoi se barabarësia në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk dëmton
askënd por përkundrazi ndihmon në krijimin e një demokracie të shëndosh
e cila i nevojitet vendit me qëllim që të bëhet anëtare e Bashkimit
Evropian.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që marrëveshja e koalicionit për këtë
bashkëqeverisje është faktorizim i theksuar i shqiptarëve në qeverisje
gjatë këtij mandati.