Zv. Kryeministri i parë Grubi pret ambasadoren Kroate Tiganj: Kroacia përkrah anëtarësimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi takoi sot në kabinetin e
tij ambasadoren e Kroacisë, znj. Nives Tiganj.

Marketing

Republika e Maqedonisë së Veriut, siç u vlerësua nga të dy
bashkëbiseduesit, po lëvizë sipas vlerave evropiane dhe Kroacia me këtë
rast do të vazhdojë të përkrahë në mënyrë aktive vendin tonë në procesin
e integrimit evropian, në prag të fillimit të negociatave me BE-në.

Ambasadorja e Kroacisë znj.Nives Tiganj i tha Grubit se funksioni
zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive është një nga funksionet kyçe në
Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Grubi dhe Tiganj gjatë takimit u pajtuan se Maqedoninë e Veriut e presin
reforma edhe më të mëdha dhe negociatat me Bashkimin Evropian ku Kroacia
si gjithmonë është e gatshme që të ndihmojë me të gjitha fazat.

Zëvendës kryeministri i parë Grubi falënderoi për përkrahjen e madhe dhe
miqësore nga Republika e Kroacisë në proceset demokratike dhe
euro-atlantike të vendit.

Grubi theksoi luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si
prioritet dhe parakusht absolut për kredibilitet institucional dhe
zhvillimin ekonomik, por edhe integrim evropian.

Në këtë takim bashkërisht u konkludua se përparimi i vendit, veçanërisht
në rrugën evropiane, kërkon një sjellje të përgjegjshme nga të gjithë
aktorët, me qëllim që vendi sa më mirë tu qaset bisedimeve me Bashkimin
Evropian.

Marketing