Zv.Kryeministri Osmani për vizitë në Slloveni

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Sllovenisë.

Marketing

Osmani, gjatë vizitës së tij, do të mbajë takim me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Miro Cerar, në të cilën do të hapen temat lidhur me integrimet euro- atlantike të vendit, në drejtim të fillimit të negociatave aderuese me Unionin, dinamika e zbatimit të reformave të parapara në Planin 18, si dhe pritjet nga samitet e ardhshme të qershorit. Pas takimit janë paraparë deklarata për media nga ana e Osmanit dhe Cerar.

Gjatë vizitës në Slloveni, zëvendëskryeministri Osmani do të takohet edhe me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Dobran Bozhiç, si dhe drejtorin e Programit të Qendrës për Perspektiva Evropiane, Andreja Dolniçar Jeraj dhe zëvendës drejtoreshën e Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim, Ema Rode, me të cilët do të bisedojë për sfidat që paraprinë Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme, si dhe do t’i hapin temat lidhur me zgjerimin e BE-së të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me të cilat përforcohet stabiliteti dhe siguria në BE, si dhe menaxhimi me krizën e migrantëve, rritjes së fundamentalizmit, si dhe lufta për menaxhimin e përhapjes së lajmeve të rreme.

Pas vizitës në Slloveni, zëvendëskryeministri Osmani udhëton për në Madrid, ku do të mbajë takim me përfaqësuesin e vendit në Bashkimin Evropian, dhe Sekretar Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës, Luis Marko Aguiriano Nalda.