Zv.kryeminsitri Grubi pret në takim zv.drejtorin e Doganave, Buçi: Diskutohen punët, projektet dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka pritur në takim zëvendës drejtorin e Doganave, Irfan Buçi me të cilin janë diskutuar punët që janë bërë në Drejtorinë e Doganave, projektet për të ardhmen si dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në të gjitha nivelet.

Marketing

Zv.drejtori Buçi nga afër e ka informuar në detaje zëvendës kryeministrin Grubi mbi gjithë punët e bëra në këtë drejtori.

Vizitë e parë zyrtare te zv. Kryeministri i Parë dhe shoku im Artan Grubi. Kisha kënaqësinë t’a uroj për detyrën e re me urata për shëndet e suksese të përbashkëta. Gjithashtu diskutuam për punët e realizuara në Doganën e RVM, në aspektin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si atë vertikal dhe horizontal, bashkë edhe me punët që na presin para nesh, është shprehur kështu Buçi.