Zv.ministri Ilir Hasani në takim miqësor me ministrin Zemaj, ditën kur hiqen kufizimet e lëvizjes

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka nisur javën në një takim miqësor me zëvendësministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani.

Marketing

Sipas parimit të reciprocitetit, qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga sot, mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR dhe për këtë arsye ka ndodhur takimi i dy zyrtarëve të lartë shtetërorë të dy shteteve fqinje.

“Ndajmë shqetësimet për situatën e krijuar. Lufta ndaj COVID 19 ngelet imperativ në bashkëpunimin tonë!

#BeCarfulBeNegative
#armendzemaj”, ka shkruar Hasani në rrjetin social facebook.

“Me mikun tim, zëvendës ministrin e shëndetësisë, z. Ilir Hasani, e nisa javën, në Prishtinë.
Teksa po pinim kafe, po flisnim për një bashkërendim sa më të mirë të aktiviteteve që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas parimit të reciprocitetit, qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga sot, mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR. Nga ky rregull përjashtohen shtetet që sipas ECDC-së klasifikohen shtete me rrezik të lartë për Covid-19.
Testet PCR-së mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit.
U bëjmë thirrje qytetarëve të të dyja vendeve, të jenë të kujdesshëm, t’u përmbahen rekomandimeve dhe të udhëtojnë në shtetet e ndërsjella, nëse e kanë të domosdoshme.

Duhet angazhim i përbashkët për shëndetin e qytetarëve të vendeve tona dhe rajonit”, shkruan Zemaj në njoftim.

Marketing