zv.Ministri Sulejmani i ftuar në ekspozitën “Rregullat e reja” të piktores së njohur kosovare, Zake Prelvuka

Zëvendësministri Sedat Sulejmani ka qenë i ftuar në ekspozitën personale të piktores së njohur Kosovare, Zake Prelvukaj. Siç shkruan në rrjetin social facebook, Sulejmani shkruan se ishte i mahnitur nga ekspozita e znj.Zake Prelvukaj, ku përmes artit të saj ajo kishte përshkruar realitetin ne të cilin jetojmë.

Marketing

Ja statusi i plotë

“Rregullat e reja” titullohet ekspozita personale e piktores së mrekullueshme, Zake Prelvukaj!
Në cilësinë e zëvendësministrit të Kulturës, kisha nderin të jem i ftuar në hapjen e kësaj ekspozite, në një ambient të ngrohtë mes artistësh dhe figurave të ndryshme nga vendi dhe Kosova!

I mahnitur nga “Rregullat e Reja” që kishte paraqitur znj.Zake përmes artit të saj, ku ngjyrat dhe motivi i referoheshin kohës aktuale në të cilën jetojmë, zhvillimit të hovshëm teknologjik, jeta në pandemi, rregullat e reja me të cilat u pajtuam të jetojmë e shumëçka tjetër.
E përgëzoj znj.Zake për këtë ekspozitë fantastike, duke i dëshiruar edhe shume të tjera, shkruan Sulejmani.