Zv.ministrja e Financave Elezi u takua me ministren shqiptare të Ekonomisë dhe Financave, Anila Danaj

Zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi në kuadër të konferencës së OECD që mbahet në Paris, ka realizuar takim pune edhe me ministren shqiptare të Ekonomisë dhe Financave, Anila Danaj.

Marketing

Gjatë takimit, Elezi ka diskutuar përvojën e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë në sferën e ekonomisë dhe financave, bashkëpunimin në nivel shtetëror, si dhe projektet e ardhshme të cilat janë me rëndësi të madhe për të dy vendet përfshirë këtu edhe ndërtimin e rrugës së Arbërit, që lidh dy vendet dhe është shumë me rëndësi pasi që kalon në Korridorin 8.

Elezi me ministren Danaj gjithashtu ka diskutuar lidhur me masat dhe reformat të cilat i ka ndërmarrë Republika e Maqedonisë së Veriut sa i përket sferës së taksave, tatimeve, doganeve etj.