Zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi, mori pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Avokatit të Popullit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Me rastin e jubileut u mbajtë panel diskutimi me temë : “Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë: fillimet, zhvillimi dhe sfidat”.

Panelin e diskutimit e hapën Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Zaev, Kryetarja e Asociacionit të Ombudsmanëve të Mesdheut, znj. Erinda Balanca, e cila njëherësh është edhe Avokate e Popullit e Republikës së Shqipërisë, përmes video-prezantimit u drejtua edhe Ombudsmanja evropiane, znj. Emili Orajli.

Në panelin e diskutimit morën pjesë Avokati i Popullit Memeti, ish kryetari i Kuvendit Tito Petkovski, kryetari i rrjetit Evropian të Institucioneve Kombëtare të të drejtave të njeriut (ENNHRI) Lora Vidoviç, Ombdusmane e Republikës së Kroacisë, Ombdusmani i Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës Jasminka Gjumhur, si dhe ish Ombudsmani i Republikës së Shqipërisë Ermir Dobjani.

Në kuadër të mbledhjes së dhjetë jubilare të Asociacionit të Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM), sot dhe nesër në Shkup do të mbahet konferencë me temë: “Avokati i popullit si mbrojtës i të drejtave sociale, kulturore dhe ekologjike”, ku do të marrin pjesë ombudsmanët dhe përfaqësuesit e institucioneve të ombudsmanëve të vendeve anëtare të Asociacionit.