Zv.ministrja Elezi: U votua buxheti për vitin 2019

Sot mbaroi debati në Kuvend mbi Buxhetin e shtetit për vitin 2019 derisa seanca plenare përmbyllet me votimin e tij, ndërkohë që mbrojtës të buxhetit nëpër komisionet parlamentare dhe në seancë plenare ka qenë ministri dhe zv.ministrja e financave Dr. Shiret Elezi.

Marketing

Pas debatit tre ditor, me 61 vota “për” dhe 15 kundër, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi buxhetin për vitin 2019. Të ardhurat totale janë planifikuara për 210.8 miliardë denarë kurse shpenzimet totale janë planifikuar për 228.5 miliardë denarë. Rritja e BPV-së është parashikuar për 3.2 për qind, ndërsa norma e inflacionit është 2 për qind. Deficiti buxhetor parashikohet për 2.5 për qind ose 17.7 miliard denarë, që është 500 milionë denarë më pak nga viti që po lëm pas.

Së bashku me këndvështrimin për rritjen ekonomike në vend, buxheti parasheh standard më të mirë jetësorë dhe anëtarësim në NATO. Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në 210,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 228,5 miliardë denarë. Deficiti i buxhetit do të jetë 17,7 miliardë denarë, gjegjësisht 2,5 për qind nga BPV.

Zv.ministrja Elezi theksoi se kjo paraqet ulje të deficitit për gjysmë miliardë denarë, gjegjësisht  prej 2,7 për qind në vitin 2018 dhe kjo, sipas tij më së miri e pasqyron përcaktimin e Qeverisë për konsolidim të përshkallëzuar fiskal, që do të arrihet përmes kontrollit të rreptë dhe disiplinës së rreptë buxhetore gjatë uljes së  shpenzimeve më pak produktive, me sigurimin në të njëjtën kohë të pagave më të larta dhe mbështetje më e madhe e ekonomisë vendore, si dhe mjete për nivel më të lartë të drejtësisë sociale.

Të ardhurat tatimore për vitin 2019 janë planifikuar në vlerë prej 121,9 miliardë denarë, duke përfshirë edhe efektin e pritur nga vendosja e tatimimit të drejtë prej rreth 1,5 miliardë denarë.

Kontributet sociale si të ardhura burimore të fondeve për sigurim shëndetësor dhe pensional dhe të Agjencisë për Punësim janë planifikuar në vlerë prej 62,3 miliardë denarë. Këto pritje i përfshin edhe reformat për stabilizim të përshkallëzuar të sistemit pensional dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së tij.

Shpenzimet totale janë planifikuar në 228.5 miliardë denarë dhe janë në funksion të përmbushjes së rregullt dhe me kohë të të gjitha detyrimeve ligjore, mbështetjes së ekonomisë së vendit, përshpejtimit të projekteve të infrastrukturës, si dhe intensifikimit të proceseve integruese për në BE dhe në NATO.