Zv.ministrja Elezi vizitoi të lënduarit në spitalin ‘8 Shtatori’ dhe morri pjesë në mbledhjen komemorative në Gostivar

Sot, zv.ministrja e financave Shiret Elezi së bashku me zv.kryeministrin Bujar Osmani dhe ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe ka qëndruar për vizitë në spitalin shtetërorë ‘8 Shtatori’ ku ka ndjekur nga afër gjendjen e gjithë të lënduarve në aksidentin tragjik të ditës së djeshme në autostradën Shkup – Tetovë, ku mbetën të vdekur 15 persona e dhjetëra të tjerë të plagosur.

Marketing

Pasi mësoi nga afër gjendjen shëndetësore të të lënduarve, zv.ministrja Elezi është shprehur se institucionet po bëjnë të pamundurën që t’u dilet në ndihmë të lënduarve që sa më shpejtë të lëshohen edhe në trajtim shtëpiak ndërkohë që familjarëve të viktimave ngushëllimet sa më të sinqerta në këto ditë të vështira me rastin e humbjes së më të dashurve të tyre, duke shpresuar që në të ardhmen ngjarje të tilla të mos përsëriten asnjëherë.

Pas vizitës në spitalin shtetërorë, zv.ministrja Elezi ka qëndruar edhe në mbledhjen komemorative të organizuar nga ana e Këshillit të komunës së Gostivarit me rastin e vdekjes tragjike të dhjetëra qytetarëve të kësaj ane, ku të pranishëm ishin shumë personalitete publike e mes tyre edhe kryeministri Zaev dhe presidenti Ivanov.

Marketing