“Me ndryshimet ligjore mesatarisht 75%, janë zvogëluar gjobat për kundërvajtjet doganore për të cilat jepet një urdhërpagesë e detyrueshme, gjegjësisht për ata që mund të paguhen në vendin përkatës Me ndryshimet në Ligjin Doganor, gjoba reduktohet nga 250 euro në 50 euro për person juridik dhe nga 50 euro në 15 euro për një person fizik. Qëllimi i ndryshimeve është përmirësimi i legjislacionit në mënyrë që të krijojë një zbatim uniform, të barabartë dhe proporcional të dispozitave për kundërvajtje, që korrespondon me peshën e kryerjes së kundërvajtjes’, kështu thekson në lidhje me sqarimet e ndryshimit të këtyre gjobave, zv.ministrja e financave Dr. Shiret Elezi.

“Me ndryshimet në Ligjin Doganor, sigurohet rrjedha më e shpejtë e mallrave. Kjo mundëson njohjen reciproke të autorizimeve të lëshuara për një operator ekonomik të autorizuar brenda CEFTA-s. Ky është një përfitim i madh për shoqëritë tregtare që tregtojnë në rajon. “Njohja e autorizimeve për operatorin ekonomik do të lejojë rrjedhjen më të shpejtë të mallrave që eksportohen, kontrollet më pak fizike dhe dokumenteve dhe mundësinë për të zgjedhur vendin ku do të kryhen kontrollet. E gjithë kjo do të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë me vendet e rajonit”, vlerëson mes tjerave ajo.

Ndryshimet në ligj gjithashtu harmonizohen me Konventën për një procedurë të përbashkët tranzitore.. këto bashkojnë dispozitat që kanë të bëjnë me përdorimin e garancive për sigurimin e pagesës së borxhit doganor ose pagesa të tjera që mund të lindin në lidhje me mallrat e vendosura nën një procedurë tranzitore. Ndryshimet në ligj hyjnë në fuqi në mes të këtij muaji.