Departamenti i shtetit në raportin për të drejtat dhe liritë e njeriut nga viti i kaluar ka notuar dhe rastin misterioz të ish kundërzbuluesit Zvonko Kostovski i cili është i dënuar me dënim prej 3 vite burgim për ndihmën që ka dhënë në rastin ‘Grusht shteti;. Deri më sot askush në opinion nuk e ka parë përballjen mes Kostovskit dhe prokurorinë publike të Marko Zvërlevskit e madje deri më sot as Gjykata supreme e cila për pesë muaj pret që lënda të shkojë atje dhe më në fund të fillojë të shqyrtohet Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë së procedurës, përcjell Zhurnal.mk.

Edhe pse të gjithë e fajësojnë Gjykatën themelore Shkupi 1 se nuk e jep lëndën tek PSP bashkë me atë të Kostovskit që të mundet PSP të dorëzojë deri tek Gjykata e lartë dhe nga aty të vijojë debate sipas kërkesës, mësohet se gjithë kohës kjo lëndë është tek Prokuroria e përgjithshme. Atje ka qenë për shkak se kjo prokurori fillimisht ka dashur të sjellë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë BZZ në bazë të një tjetër mënyre, dhe aty ka mbetur.

Me BZZ-në, gjykata më e lartë duhet të shqyrtojë nëse përballja për pranimin e veprës ka qenë sipas ligjit. Në tetorin e kaluar, BZZ për rastin Kostovski ka kërkuar edhe Prokuroria speciale.

‘Raporti i grupit të ekspertëve nga Komisioni evropian nga qershori i vitit 2015 ka ngritur dyshimet nëse gjykimi për Zvonko Kostovskin ka qenë i drejtë dhe për rastin ‘Grusht shteti’. Kostovski si kundërzbulues në MPB ka pranuar se është fajtor për spiunim dhe bartje ilegale të përgjimeve dhe ka qenë i dënuar për tre vite burgim. Kostovski ka pranuar se ai ka xhiruar bisedat e përgjuara me qëllim që kreu i opozitës Zaev të kërcënojë ish kryeministrin Gruevski që të përfshihet LSDM në qeveri. Në raport, grupi i ekspertëve të Pribes ka shprehur shpresa se ka qenë e pamundur që të dihet deri në çfarë shkalle faktet janë pranuar në këtë përballje dhe se dënimi i ulët i shprehur nga gjykatësit ka qenë shpërblim për pjesëmarrje në këtë rast edhe marrja e përgjegjësisë edhe nga të tjerët’, theksohet kështu në raportin nga Departamenti i shtetit.

Atje është notuar kur PSP ka kërkuar mbrojtje të ligjshmërisë në procedurën e realizimit të Kostovskit si dhe nëse Gjykata e lartë nuk ka pasur zgjidhje për kërkesën deri në fund të vitit.

Më 18 janar PSP ka tërhequr aktpadinë për Grusht shtet, sipas të cilës për përgjim të paligjshëm dhe dhunë ndaj funksionarëve të lartë të akuzuar ishin Zoran dhe Sonja Verushevska, Branko Palifrov, Gjorgji Lazarevski dhe Zoran Zaev. Por nuk është tërhequr Këkresa për mbrojtjen e ligjshmërisë së procedurës, sepse aty punohet për shkelje të ligjit sepse Zvonko Kostovski me prokurorin ka pranuar fajin në veprën penale ndërsa të akuzuar kryesore në këtë rast që ka pranuar fajin nuk ka, ka ndihmës ndërsa nuk ka të dënuar.

Se kush ka përgjuar ilegalisht në Maqedoni në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2015, PSP thekson se hetimet përmes rastit ‘Fortesa 1 dhe 2’ (për përgjime ilegale në të dy sistemet e DSK-së për përgjimet dhe për djegien e dëshmive për përgjimet) dhe për rastin Targer.

‘Nuk bëhet fjalë për vjedhje ose grabitje ku fajtori është gjetur në vendin e ngjarjes, por bëhet fjalë për një proces shumë të komplikuar. Si mund ti pranohet Kostovskit pranimi i fajit për të cilin ende deri më sot nuk ka dëshmi të sigurta se ka kryer aktin penal? Cilin e ka ndihmuar ai? Gjykata duhet të pranojë dhe të pyes, a e dini se cfarë pranoni? Gjykatësi duhet të qëndrojë prapa procedurës dhe të presë çfarë të ndodhë me kryesoren’, sqarojnë kështu gjykatësit të cilët njohin rastet, përcjell Zhurnal.mk

Edhe përkundër asaj që Janeva ta tërhequr aktpadinë për rastin ‘Grusht shtet’ me të cilët pesë aktet janë liruar nga vepra penale për përgjime të paligjshme, Kostovski nuk është liruar dhe ai vazhdon të vuajë dënimin me burg, derisa Gjykata e lartë nuk sjellë vendim. Në rast se shfuqizohet ai vendim, Kostovski menjëherë mund të lirohet nga burgu.