Zvërlevski merret në pyetje për përgjimet

Ish kryeprokurori, Marko Zvrlevski, është marrë në pyetje për skandalin e fundit me “përgjimin” e telefonisë fikse në Prokurorinë Republikane.

Marketing

Sipas Nezavisen, Zvërlevski ka qenë dëshmitari i fundit që është marrë në pyetje për skandalin në fjalë.

Lajmin për përgjimin e bisedave në Prokurorinë Themelore e njoftoi kryeprokurori aktual Ljubomir Joveski, në nëntor të vitit të kaluar, duke thënë se në qendrën e telefonisë fikse në Prokurorinë Republika janë zbuluar dy hard-disqe me biseda të përgjuara të prokurorëve.

Krahas Zvërlevskit, lidhur me këtë procedurë para-hetimore në Prokurorinë e Shkupit janë marrë në pyetje edhe 20 dëshmitarë tjerë.

Marketing