Zvicra e merr një pikë të artë kundër Brazilit (VIDEO)

Përfaqësuesja e Zvicrës ka arritur një barazim historik ndaj Brazilit në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.
Brazili edhe pse është favorit në Kupën e Botës, nuk ka arritur të mposht Zvicrën duke barazuar 1:1 në grupin E.

Philippe Coutinho në minutën e 20’, me një goditje maestrale nga largësia shënoi një nga golat më të bukur në këtë kampionat botëror, për epërsinë 1:0 të Brazilit.

Marketing

Vazhdimi i pjesës së parë solli edhe disa mundësi të mira për Brazilin, por që nuk sollën rezultat.

Në minutën e 50’, Zvicra arriti barazimin përmes Zuber, që shënoi me kokë pas harkimit nga këndi që mori nga Xherdan Shaqiri.

Pas golit të Zvicrës, Brazili u hodh në sulm për golin e fitores, por e kishte të pamundur të arrinte golin e fitores.

Në xhiron e dytë, Zvicra takohet me Serbinë, ndërsa Brazili me Kosta Rikën.

Marketing