Zvicra ka nevojë për këta punëtorë

Five candidates waiting for job interviews, front view, crop

Indeksi i mungesës së punëtorëve të aftë (PDF), i hartuar çdo vit nga Adecco Zvicra në bashkëpunim me Universitetin e Cyrihut, mat profesionet, në të cilat numri i vendeve të lira të punës është veçanërisht i madh në krahasim me numrin e punëkërkuesve, shkruan Swissinfo.ch.

Marketing

Indeksi theksoi që këtë vit mungesa në sektorë të caktuar ishte bërë edhe më e theksuar, veçanërisht në Zvicrën që flet gjermanisht, përcjell albinfo.ch.

Profesionet e inxhinierisë, mbetën në krye të renditjes për mungesë të punës së aftë. Punët teknike si inxhinierët e ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar u ngritën nga vendi i tretë në vendin e dytë. Përveç kësaj, mungesa e specialistëve në profesionet mjekësore dhe farmaceutike ishte rritur ndjeshëm, me më shumë vende të lira se një vit më parë, tha Adecco.

Nga ana tjetër, ekziston një tepricë e punëtorëve në profesione të pastrimit ose higjenës dhe kujdesit për trupin, për shembull parukierët, zbukuruesit ose kujdestarët. Konkurrenca për punë është më e madhja në këto profesione, sipas anketës, përcjell tutje albinfo.ch.

Konkurrenca është gjithashtu e lartë në industrinë e mikpritjes, tregtinë, si dhe pozicionet tregtare dhe administrative.

Marketing