Zvicra lë të moshuarit jashtë terapive intensive, nëse mbushen vendet

Një rritje e infeksioneve COVID-19 është regjistruar në Zvicër, ku ditën e djeshme u raportuan 6,592 raste të reja pozitive. Në këto kushte autoritetet shëndetësore po rishikojnë protokollin shëndetësor në rastet e mbipopullimit të terapive intensive.

Marketing

Rregullat përcaktojnë se në rast të mungesës së vendeve, mjeku mund të vendosë të mos pranojë “të moshuarit mbi moshën 85 vjeç” dhe të moshuarit mbi moshën 75 vjeç që kanë një nga këto patologji: “cirroza e mëlçisë” , dështimi kronik renal faza III, të sëmurët rëndë nga zemra, si dhe pacientët e vlerësuar nga ekipi mjekësor se do të kenë  më pak se 24 muaj jetë ”.

Protokolli me tetë faqe u botua nga Akademia Zvicerane e Shkencave më 20 Mars, por, siç shkruan La Stampa sot, nuk është aplikuar asnjëherë.

“Për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit (SARS-CoV-2), është shfaqur një situatë e jashtëzakonshme që do të përcaktojë një fluks masiv të pacientëve në spitalet e sëmundjeve akute”, thotë hyrja e udhëzimeve që nënvizon: “Nëse burimet në dispozicion nuk janë të mjaftueshme, duhet të merren vendime për racionim”.

Ndërsa, në faqen 5 përcaktohet lista e kritereve në bazë të të cilave mjeku do të duhet të marrë vendimin e vështirë se kush do të shtrohet në terapi intensive në rast se nuk ka vende të mjaftueshme./

Marketing