Zvicra në luftë me koronavirusin, kredi pa interes deri në 500 mijë franga

Zvicra ka marr masat e para në luftën kundër koronavirusit. Mësohet se Zvicra ka nisur të zbatojë planet ekonomike për t’u përballur me pasojat e pandemisë.

Marketing

Ministri i Financave Ueli Maurer ka prezantuar një pako shpëtimi pas takimit me 300 shefat e bankave në Zvicër.

Ministria ka vënë 20 miliardë franga në Zvicër për të ndihmuar bizneset, duke u mundësuar të marrin kredi pa interes deri në 500,000 CHF brenda 30 minutave Pas prezantimit të ofertës, kanë ndodhur 10 mijë aplikime nga bizneset në 36 orët e para.

Marketing