Zvogëlohet fondi shpërblyes “TVSH-ja ime, mjetet shkojnë në Fondin për ballafaqim me Kovid-19

Qeveria në seancën e sotme miratoi vendim për zvogëlimin e fondit shpërblyes të lojës shpërblyese “TVSH-ja ime, ShpërblimiIm” dhe për pagesë të mjeteve në fondin për ndihmë dhe mbështetje për ballafaqimin me krizën e shkaktuar nga koronavirusi Kovid-19.

Marketing

Me përfundim të Qeverisë i rekomandohet Shoqërisë Aksionare për organizimin e lojërave të fatit “Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut” t’i paguajë fondet në vlerë prej 4,383,410.00 denarë në llogarinë e donatorëve të hapur brenda Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë të dedikuar për dhurime nga persona juridikë dhe fizikë për ballafaqimin me epideminë Kovid-19.

Qeveria e obligoi Ministrinë e Financave, Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe Lotarinë e Shtetit të lidhin një aneks të marrëveshjes për organizimin e përbashkët të lojës shpërblyese “TVSH-ja ime, ShpërblimiIm” dhe e obligoi Lotarinë e Shtetit t’i ndryshojë Rregullat për organizimin e lojës së shpërblyese “TVSH-ja ime, ShpërblimiiIm” dhe të bëjë një rregullim teknik për zbatimin e vendimit, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Marketing