Zvogëlohet TVSH-ja tek disa ilaçe dhe tek energjia për ngrohje

Qeveria sot në kuadër të seancës së 150 e ka miratuar Propozim-vendimin për ndryshim dhe plotësim të vendimit për përcaktimin e të mirave dhe shërbimeve të cilat i nënshtrohen shkallës preferenciale të tatimit të vlerës së shtuar, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Marketing

Me këtë vendim, siç theksohet, zvogëlohen çmimet e një numri të caktuar të ilaçeve, duke i përfshirë ilaçet për mjekësi veterinere dhe përshkruhet shkallë tatimore prefernciale prej pesë për qind për energjinë për ngrohje, e cila u miratua në njërën prej seancave paraprake të Qeverisë.

Marketing