Zyberi: Amnistia për qëllime politike rrënon drejtësinë

Amnistia ka suspenduar rendin dhe sistemin juridik. Ky është qëndrimi i ekspertit të çështjeve juridike, Naser Zyberi sipas të cilit propozuesi i Ligjit të amnistisë aspak nuk ka mbajtur llogari për funksionimin e së drejtës dhe drejtësisë. Zyberi theksoi se gjatë miratimit të ligjit ka dominuar oportuniteti politik, meqë është e qartë se nuk miratohet me qëllim të pajtimit shoqëror por për miratimin e ndryshimeve të Kushtetutës.

Marketing

Ky ligj në vete ngërthen në fakt padrejtësi ajo është selektive sepse si është e mundur që të amnistohen persona me kualifikime të njëjtat veprave penale ndërsa të tjerët të dergjen nëpër burgje me dënime të përjetshme, si mund që në kuadër të njëjtës vepër dikush të amnistohet dikush të dënohet, pra në vet vete ky ligj është konfuz, selektiv, i paqartë dhe i padrejt, por oportuniteti politik e ka shtyrë propozuesin që të shkel mbi këto parime të rendit kushtetuese të drejtës dhe drejtësisë për të fituar përkrahjen e 80 votave për ndryshimet kushtetuese asnjë sqarim tjetër ky veprim nuk mund të ketë dhe nuk mund të arsyetohet- pohoi Naser Zyberi-Ekspert.

Zyberi madje parashikon që për arritjen e shumicës së 80 votave në Kuvend për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, qytetarët do të paguajnë edhe fatura më të larta se amnistia politike dhe të cilat nuk janë të përputhshme me rendin kushtetues.

Unë mendoj se ne do të paguajmë fatura edhe më të rënda dhe një numër faturash, një nga ato është edhe ndryshimi i fundit në ligjin kushtetues me të cilin përfshihet edhe një sërë personash të cilët shumicës parlamentare i nevojiten për ndryshimet kushtetuese me ndryshimin e nenit që rregullon keqpërdorimin e detyrës zyrtare, lirimin nga paraburgimi i Mijallkovit dhe kompanisë si dhe veprimet tjera që mund të priten në të ardhshmen janë fatura me listën e gjatë të veprimeve të cilat do të duhet qeveria që ta paguaj për ta rrumbullakuar marrëveshjen e Prespës dhe të hapen dyert për euro integrime, por të gjitha këto nuk janë kompatibile me rendin kushtetues, me ruajtjen e sundimit të ligjit dhe të drejtës- shtoi Naser Zyberi.

Amnistia nuk i përfshin vetëm organizatorët e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit, ata të cilët e kishin përgatitur dhe kishin sjellë armë në Kuvend dhe personat zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, të cilët kishin vepruar në kundërshti me autorizimet dhe kompetencat që kishin.
Përderisa me amnistinë janë përfshirë 5 deputetë të Kuvendit, deputetët pa debat miratuan ndryshimet në nenin 353 të Kodit Penal, i cili ka të bëjë me keqpërdorimin e procedurës për thirrje publike, ndarjen e kontratave për furnizime publike ose partneritet publik- privat dhe i cili është i lidhur me veprat për të cilat akuzohen biznemeni Sead Koçan, i afërt me deputetin Zeqir Ramçilloviq dhe Vasilije Aviroviq, djali i deputetes Vlladanka Aviroviq, e cila edhe pse deputete e opozitës votoi ndryshimet kushtetuese në fazën e parë. Me këtë nen dënimet zvogëlohen ne tre dhe katër vjet burg, ndërsa jepet mundësia edhe për dënim me kusht.

Marketing