Zyberi: BESA dhe ASH nuk do të guxojnë publikisht të mbështesin kandidaten e opozitës

Është ende e paqartë në cilën konto do të shkojnë votat e trupit votues shqiptar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 5 maj. BDI doli me mbështetje të hapur për Pendarovskin, Lëvizja BESA ftoi qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre, me qëndrim të njejtë pritet të del edhe Aleanca për Shqiptarët.

Marketing

Analisti politik, Naser Zyberi për Radion Evropa e Lirë thotë se votat të cilat i fitoi Blerim Reka janë jashtëzakonisht të rëndësishme për cilindo kandidat dhe pret që një pjesë të simpatizantëve të Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët të apstenojnë ditën e diell.

“Mendoj se Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët nuk do të guxojnë publikisht që ta mbështesin kandidaten e opozitës duke pasur parasysh qëndrimet e kandidates së VMRO-DPMNE-së dhe pres që ata të dalin me qëndrim votoni për kë të doni, ne nuk do të përzihemi, që nga ana tjetër do të thotë apstenim sesa mbështetje për kandidatin e opozitës”, thotë Naser Zyberi.

Parashikimet e Zyberit janë se qasja dhe platforma e kandidatit të shumicës parlamentare Stevo Pendarovski, është më e afërt ndaj aspiratave politike të trupit votues shqiptar.

“Kandidatja e opozitës ka shumë qëndrime të paqarta për shumë çështje kur janë në pyetje mardhëniet ndëretnike dhe ka qëndrime negative për çështjet kyçe të shtetit si Marrëveshja e Prespës, antarësimi në NATO me çka i vë në pikpyetje eurointegrimet”, shprehet mes tjerash Zyberi.

Marketing