Zyberi: Trajkovski dhe Imeri lanë trashëgimi për të cilën duhet të përkujdesemi dhe ta avancojmë

Kandidati për Kryeministër shqiptar, Naser Zyberi, gjatë vizitës së vendit të pushimit të përjetshëm shprehi respekt për nënshkruesit e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit – Boris Trajkovskin dhe Imer Imerin.

Marketing

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryeministër të parë shqiptar, Naser Zyberi, vizitoi vendet e pushimit të përjetshëm të ish-presidentit Boris Trajkovski, si dhe ish-kryetarit të Partisë për Prosperitet Demokratik, Imer Imeri.

“Kemi nder dhe respekt të veçantë ndaj njerëzve që kanë dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e karakterit multietnik të vendit, që lanë një trashëgimi të madhe të shndërruar në Marrëveshjen Kornizë të
Ohrit, e cila tashmë është bërë pjesë e preambulës së Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë Veriore, si një nga shtyllat kryesore mbi të cilat ngritet vendi”, theksoi Ziberi.

Ai e vlerësoi si historik kontributin e Trajkovskti dhe Imerit në ndërtimin e shoqërisë së sotme multietnike, duke theksuar më tej se si vend medoemos duhet të përkujdesemi dhe ta përmirësojmë këtë trashëgimi,
duke e përforcuar kështu besimin mes bashkësive etnike.

Nën kujdesin e Boris Trajkovskit si president i vendit, u mbajtën bisedime politike gjatë përpilimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, dhe Imer Imeri si President i Partisë për Prosperitet Demokratik, ishte një nga katër përfaqësuesit politik që udhëhiqnin negociatat dhe që në fund nënshkruan këtë Marrëveshje.

Marketing