Zyrtare: Anulohet liga franceze

Qeveria franceze ka vendosur që nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv deri në muajin shtator.

Marketing

Këtë e bëri të ditur kryeministri Edouard Philippe përmes një fjalimi të tij para Asamblesë Kombëtare gjatë ditës së sotme se nuk do të ketë futboll në Francë deri në muajin shtator.

“Ngjarjet që mbledhin më shumë se 5 mijë pjesëmarrës … nuk mund të ndodhin para shtatorit”.

“Do të jetë e mundur, në ditë me diell, të praktikohet një aktivitet sportiv individual, jashtë, duke respektuar rregullat e distancimit shoqëror. Nuk do të jetë e mundur të praktikohen sporte në vendet e mbuluara, as sporte ekipi apo kontakti sportiv”, raporton Goal përcjell Klan Kosova.

Do të mbetet në dorë të Federatës që të vendos nëse Liga do të anulohet apo skuadra e para në tabelë do të shpallet kampion.

Aktualisht PSG është në vendin e parë me 68 pikë, 12 më shumë se Marseille që është në vendin e dytë.

Marketing