ZYRTARE: Aprovohet propozimi për pesë zëvendësime në futboll

Me t’u rikthyer futbolli në kohën e pandemisë COVID-19, skuadrat do të kenë të drejtën të realizojnë deri në pesë zëvendësime brenda një ndeshje.

Marketing

Propozimi i FIFA-s, është aprovuar nga IFAB, për të bërë këtë ndryshim të përkohshëm.

Kjo ide erdhi fillimisht nga FIFA, për të ndihmuar futbollin dhe futbollistët, që pritet të vazhdohet edhe gjatë verës, kur temperaturat të jenë të larta.

“Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) ka pranuar të bëjë një ndryshim të përkohshëm në Ligjet e lojës bazuar në një propozim të marrë nga FIFA që kërkon të mbrojë mirëqenien e lojtarëve”, thuhet në njoftim.

Por, këto zëvendësime, skuadrat do të kenë vetëm tre mundësi gjatë lojës për t’i bërë zëvendësimet.

Ky ndryshim i përkohshëm ka hyrë në fuqi me efekt të menjëhershëm.

Marketing