Zyrtare: Arbër Zeneli kthehet në skuadrën e Reims

Arbër Zeneli është rikthyer në skuadrën e Reims.

Marketing

Ylli kosovar, Arbër Zeneli, edhe zyrtarisht është kthyer në skuadrën A të Reims.
Pas një lëndimi që e mbajti gjatë jashtë fushave të blerta, anësori kosovar do të jetë gati për lojë gjatë këtij vikendi.

Zeneli është grumbulluar me skuadrën A për ndeshjen që Reims e luan kundër skuadrës së Monaco, në kuadër të Ligue 1.

Zeneli ka luajtur edhe gjatë javës së kaluar, por ai u aktivizua me skuadrën e dytë të Reims.

Mbetet të shihet nëse Arbër Zeneli do të ketë minuta në ndeshjen kundër Monaco.

Rikthimi në formë i Arbërit është i rëndësishëm për kombëtaren e Kosovës, para ndeshjes me Maqedoninë Veriore.

Kujtojmë se Arbër Zeneli mungonte qysh nga lëndimi që e pësoi në ndeshjen që Kosova luante kundër Malit të Zi.

Marketing