Zyrtare: Areola i bashkohet Real Madridit

Pavarësisht
që ende nuk është lajmëruar nga klubi, Alphonse Areola është zyrtarisht një
lojtar i Real Madridit pasi që portieri është regjistruar në databazën e LaLiga’s.

Marketing

Francezi ka arritur në Madrid nga Paris
Saint-Germain për një vit huazim kurse Keylor Navas do të arrijë në PSG.

Areola do ti shtrohet në teste mjekësore javën e kaluar dhe ka arritur në stadiumin Santiago Bernabeu si zëvendësim i Thibaut Courtois.

26 vjeçari nuk është një lojtar i panjohur për
LaLigan, pasi që ka mbrojtur në Villarreal gjatë sezonit 2015/16, duke luajtur
37 ndeshje dhe pranuar 32 gola.

Këta numra respektabil kanë kontribuar në
rikthimin e tij në PSG, ku ai kishte luajtur në tri sezonët e fundit.

Megjithatë, ai nuk kishte mundur që të mbaj
numrin 1 në baza përmanente dhe arritja e Keylor Navas në kryeqytetin francez
do të thotë se ai prapë do të jetë në bankë.

Pasi kishte folur me Zinedine Zidane, Areola e
kishte pranuar huazimin në Madrid edhe pse ai e di që nuk do ta këtë lehtë për
të marrë minuta në Los Blancos.

Areola për momentin është me Francën në detyrë
dhe do të fillojë stërvitjen me skuadrën e tij të re pas ndeshjes se Kombëtarëve.

Marketing