Zyrtare: Argjentina me trajner të ri

Argjentina dështoi në Botërorin e “Rusia 2018”, ku me shumë vështirësi arriti të kalojë fazën e grupeve por më pas u eliminua nga Kampionët e Botës, Franca.

Marketing

Pas kësaj Argjentina e pa të arsyeshme të bënte disa ndryshime me drejtuesit e klubi ku u shkarkua edhe trajneri Sampaoli.

Tashmë në vend të tij është emëruar Lionel Scaloni dhe si ndihmës i tij do të jetë Pablo Aimar.
Scaloni ka qenë pjesë e Argjentinës kampione bote për 20 vjeçarët në vitin 1997.

Në Botërorin e Rusisë Scalon ishte pjesë e stafit drejtues dhe është një nga personat që ka marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë.

Marketing