Zyrtare: Arsenali merr vendimin e madh, shet mbrojtësin në Francë

Arsenali ka shitur mbrojtësin Laurent Koscielny te klubi i Ligës 1 Bordeaux për shumën e pesë milionë euro.

Marketing

33-vjeçari i është nënshtruar sot testeve mjekësore dhe është rikthyer në Francë pas nëntë vitesh në klubin e Premierligës, shkruan Zëri.info.

Koscielny ka pasur edhe një vit të mbetur në kontratë tek Arsenali dhe klubi dëshironte qëndrimin e tij.

Por, ai ka kërkuar largimin e tij dhe ka refuzuar të udhëtojë në turneun para-sezonal të skuadrës në Amerikë.

“Ne kemi vendosur ta kompletojmë transferimin e tij në Bordeaux pasi kemi arritur marrëveshje për kushtet”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Ish-reprezentuesi i Francës refuzoi rinovimin e kontratës duke dashur vetëm largimin nga skuadra e Unai Emeryt./

Marketing