Zyrtare: Barcelona “blindon” talentin e akademisë, i vendos klauzolë 500 milionëshe

Barcelona ka nisur blindimin e talenteve dhe sot ka rinovuar me njërin prej tyre. Alejandro Balde do të jetë i Barçës për të paktën edhe tre vite.

Marketing

Pasi shkëlqeu me moshat e Barcelonës në sezonin e shkuar, Laporta vendosi t’i dhurojë kontratë afatgjatë. 17-vjeçari ka lindur në Spanjë dhe luan si mbrojtës i majtë.

Këtë sezon ai i është bashkuar ekipit të Barcelona B, teksa në fazën përgatitore është pjesë e ekipit të parë dhe ka treguar nivel të lartë.

Klauzola e prishjes së kontratës së Balde do jetë plot 500 milionë euro, duke mos lënë asnjë hapësirë për t’u larguar pa dëshirën e klubit në të ardhmen.

Marketing