Zyrtare: Barcelona e blen Neton për 26 milionë euro

Barcelona edhe zyrtarisht e ka transferuar portierin Neto nga Valencia.

Portieri brazilian i bashkohet kampionit spanjoll për një shumë prej 26 milionë euro plus bonuse, transmeton Gazeta Express.

Ai do ta zëvendësojë Jasper Cillessenin si portier i dytë në Camp Nou, pas Marc-Andre ter Stegen.
Portieri holandez Cillessen ditë më parë iu bashkua Valencias.