Zyrtare: Barcelona e shet edhe një lojtar tjetër

Evertoni e ka blerë edhe zyrtarisht Andre Gomesin nga Barcelona për 25 milionë euro, plus bonuse, pas një viti të suksesshëm si lojtar i huazuar në Premierligë sezonin e kaluar.

Marketing

Gomes ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Evertonin, deri në fund të muaj qershor 2024 pas një sezoni të kaluar te të kaltrit si lojtar i huazuar, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori 25-vjeçar i kushtoi Barçës 35 milionë euro plus 20 milionë të tjera bonuse kur u ble vite më parë nga Valencia, por portugezi zhgënjeu shumë persona në Camp Nou me paraqitjet e tij duke dështuar ta tregojë veten.

Gjatë kohës së tij te gjiganti katalonas, Gomes i bëri 78 paraqitje dhe i fitoi katër trofe.
Kampioni spanjoll e ka falënderuar atë përmes një komunikate në rrjetet sociale.

“Barcelona dëshiron që publikisht ta falënderojë Andre Gomesin për përkushtimin dhe dedikimin dhe i uron të gjitha të mirat dhe fat të mbarë në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e klubit spanjoll.

Marketing