ZYRTARE: Festim Alidema transferohet në Kroaci

Ish-anëtari i Llapit, Festim Alidema edhe zyrtarisht është transferuar në Kroaci, te skuadra e Slaven Belupo.

Alidema sot nënshkroi një kontratë dyvjeçare që mund të zgjatet edhe për dy vjet në bazë të përformancave të tij gjatë dy edicioneve.

Sulmuesi nga Kosova ka lindur më 5 tetor 1997, dhe në karrierën e tij mbrojti ngjyrat e Vllaznisë së Pozheranit dhe Llapit.

Sezonin e kaluar, ai luajti 30 ndeshje në Superligën e Kosovës duke shënuar 12 gola dhe duke regjistruar gjashtë asistime.

”Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Slaven Belupos. Unë do të bëj çmos për të justifikuar besimin e njerëzve që më sollën në klub dhe për të arritur të gjitha synimet që kemi vënë para nesh. Kam ardhur për të shënuar gola dhe për të ndihmuar ekipin që të fitojë “, tha Alidema gjatë nënshkrimit të kontratës.