ZYRTARE: Gjilani largon dy futbollistë nga klubi

21:11 | 5 Maj 2021

Marketing

Përmes një komunikate zyrtare, klubi i SC Gjilani ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me lojtarët Darko Nikaç dhe Ivan Fustar.

Klubi i Gjilanit ka njoftuar se kjo mbyllje e bashkëpunimit 3 javë para mbylljes së kampionatit vjen si rezultat i dëmtimeve që dyshja kanë pësuar, përcjell lajmi.net.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi i ka falënderuar ata për kontributin e dhënë dhe ju dëshirojë suksese në vazhdimin e karrierës së tyre në futboll.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË ZYRTARE Sport Club “Gjilani”, me anë të kësaj komunikate, njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët Darko Nikaç dhe Ivan Fustar. Mbyllja e bashkëpunimit 3 javë para mbylljes së kampionatit vie pasi që dyshja futbollistëve kishin pësuar dëmtime dhe pas ekzaminimeve mjekësore, rezultoi se ata kishin mbyllur kampionatin dhe kësisoj klubi mbylli bashkëpunimin me ta. Ivan Fustar ishte bashkuar me klubin verën e kaluar ku ishte pjesë e skuadrës për një edicion, kurse Darko Nikaç, klubit tonë i ju bashkua në “merkaton” e dimriti të vitit 2020 dhe ishte pjesë e suksesit të vitit të kaluar, ku skuadra mori pjesë në kualifikimet e Europa Ligës, me ç’rast kishte realizuar golin debutues në garat europiane për skuadrën tonë, në fitoren 3 me 1 përball Tree Pennes në San Marino. Klubi i falemnderon futbollistët për kontributin e tyre sa ishin pjesë e skuadrës sonë dhe ju uron suksese në vazhdimin e karrierës së tyre në futboll./Lajmi.net/

KOMUNIKATË ZYRTARE

Sport Club “Gjilani”, me anë të kësaj komunikate, njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me…

Posted by SC Gjilani on Wednesday, May 5, 2021

 

Marketing