ZYRTARE: Joan Laporta është Presidenti i ri i Barcelonës

Joan Laporta ka fituar zgjedhjet presidenciale te Barcelonës.

Marketing

Sot (e diele), rreth 57 mijë anëtarë kanë votuar për postin e presidentit të Barcelonës, ku ishin tre kandidatë, Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa.

Sidoqoftë, në këto zgjedhje, Laporta fitoi bindshëm duke marrë plotë 56.7 për qind të votave, derisa janë numëruar rreth 75 për qind të të gjitha votave.

Pas tij, u rendit Fonte me 31.17 për qind, derisa Freixa në vendin e tretë me 10.05 për qind.

Këta dy të fundit e uruan Laportan, i cili pritet të jetë me Barcelonën në ndeshjen shumë të rëndësishme këtë të mërkurë kundër PSG-së.

Marketing