Zyrtare: Luka Joviq te Real Madrid

Real Madridi e ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Eintracht Frankfurt, Luka Joviq.

Marketing

21 vjeçari nga Serbia kaloi tek gjiganti spanjoll për një shumë prej 70 milionë eurosh.

“Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt janë pajtuar në transferimin e lojtarit Luka Joviq, ku pritet edhe ekzaminimi mjekësor”, kanë bërë të ditur Mbretërit në një deklaratë zyrtare.

“Lojtari do të jetë i lidhur me klubin përgjatë gjashtë sezoneve të ardhshëm, deri më 30 qershor, 2025”.

Marketing