ZYRTARE: Maqedonia e Veriut – Kosovë do të luhet më 14 tetor

Shtëpia e futbollit evropian në mbledhjen e sapombajtur, kanë dalë me vendim që ndeshjet e Ligës së Kombeve që do kompletonin 24 skuadra pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm do të luhen në tetor, kurse finalet në nëntor.

Marketing

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Maqedoninë e Veriut në Shkup më 14 tetor, ndeshja e cila parashihet të luhet pa tifozë.

Në rast fitoreje, skuadra e Challandes pret fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji, për të luajtur në finalen e madhe më 19 nëntor.