Basketbolli amerikan ka vendosur datën 31 korrik për të rinisur kampionatin e NBA.

Drejtuesit kanë propozuar që të gjitha ndeshjet të zhvillohen në resortin Disney World, në Orlando. Ky propozim është pranuar nga të 30 pronarët e ekipeve të NBA.

Në vend të 30 skuadrave, do të luhet me një format me 22 skuadra. 9 ekipet e para të Konferencës së Lindjes (Milwaukee, Toronto, Boston, Miami, Indiana, Philadelphia, Brooklyn, Orlando dhe Washington) dhe 13 ekipet e para të Konferencës së Perëndimit (LA Lakers, LA Clippers, Denver, Utah, Oklahoma City, Houston, Dallas, Memphis, Portland, New Orleans, Sacramento, San Antonio dhe Phoenix).

“Play off”-i do të luhet në gusht, me Finalet që do të zhvillohen brenda 12 tetorit.

Gjithashtu, NBA ka vendosur edhe datën e nisjes së sezonit të ardhshëm: 1 dhjetor.