ZYRTARE: Norwich City siguron promovimin në Premierligë

16:23 | 17 Prill 2021

Marketing

Skuadra e Norwich Cityt sezonin e ardhshëm do jetë pjesë e Premierligës.

Norwich City ka siguruar promovimin në Premierligë pasi është shkëputur nga ndjekësit në Championshipin anglez, transmeton lajmi.net.

Norwich qëndron në vendin e parë me 90 pikë, ndërsa përcjellësi i dytë është Watfordi me 82, por që matematikisht, Norwich tani edhe zyrtarisht kanë siguruar kualifikimin në elitën e futbollit anglez.

Kjo është hera e katërt që klubi anglez siguron promovimin në Premierligë./Lajmi.net/