Zyrtare/ Përcaktohet data se kur do të rifillojë Bundesliga gjermane

Bundesliga gjermane do të jetë kompeticioni i parë i madh futbollistik në Evropë i cili do të rifillojë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Marketing

Ndeshjet do të rifillojnë më 16 maj, sipas zyrtarizimit të sotëm nga ana e presidentit të ligës së futbollit gjerman, Christian Seifert.

Ai tha se ndeshja e parë do të luhet midis Borussia Dortmundit dhe Shalke 04.

Ditën e djeshme kancelarja Angela Merkel dha dritën jeshile për rinisjen e kampionatit si pjesë e planit për hapjen graduale të vendit.

Marketing