Zyrtare: Publikohet orari i ri për Kupën e Gjermanisë

Kupa e Gjermanisë publikon datat e reja për gjysmëfinalen dhe finale.

Marketing

DFB-Pokal ka njoftuar për ndryshimin e orarëve në garat e Kupës së Gjermanisë, duke njoftuar tashmë për datën e re të gjysmëfinales dhe finales.

Dy gjysmëfinalet e planifikuara do të luhen më 9 dhe 10 qershor.

Ndeshja e madhe dhe më e rëndësishmja, ajo e finales, do të luhet më 4 korrik.

Lajmi është konfirmuar nga një komunikatë zyrtare e DFB, ku ndër të tjerash konfirmohet edhe zyrtarisht se edhe liga e 3-të e Gjermanisë do të rifillojë.