Qatip Osmani, është trajneri i ri i skuadrës së Renovës. Lajmi është konfirmuar nga vet trajneri tetovar, i cili konfirmoi se ka arritur marrëveshje me drejtuesit e skuadrës nga Xhepçishti që të drejtojë skuadrën e Renovës deri në verën e vitit 2021.

Nga sot jam trajner i Renovës dhe marrëveshja do të jetë aktive deri në verën e vitit 2021. Në detyrën e re, si ndihmës trajner do të jetë Bashkim Livoreka, me të cilin besojmë se do të arrijmë objektivat e Renovës,” ka thënë për ALSAT, trajneri Osmani.

Kujtojmë se Qatip Osmani ishte trajner i Renovës nga viti 2012 e deri në vitin 2017, ndërsa sfidën e parë në pankinën e skuadrës tetovare do të ketë të dielën, ndaj Borecit.