Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha ka konfirmuar emrat e ministrave dhe zv ministrave të rinj të cilët do të jenë pjesë e Qeverisë.

Sipas Hoxhës propozimet tanimë janë dorëzuar në kuvend dhe pritet të caktohet seanca parlamentare për zgjedhjen e ministrave dhe zv ministrave të rinj.

“Qeveria e Maqedonisë për ministër të Arsimit propozon Arbër Ademin, për ministër të Drejtësisë e propozon Renata Deskoskën, për ministër pa resor përgjegjës për investimet e huaja Bardhyl Dautin dhe Asaf Ademin për ministër të ri për kulturë. Ndërsa Qeveria për zëvendës ministra ka propozuar Andrej Zhernovskin për zëvendës ministër për punë të jashtme, Asim Musën si zëvendës ministër për shëndetësi, Sadik Beqirin për zëvendës ministër për transport dhe Lidhje dhe Gonul Bajraktar për zëvendës ministër për punë dhe politikë sociale” ka deklaruar Hoxha

Ministrat e rinj, parlamenti i Maqedonisë pritet ti votojë javën e ardhshme