Zyrtare: Reims me komunikatë zyrtare për Arbër Zenelin, bëhet e ditur sa do të mungojë ylli i Kosovës

Stade de Reims ka dalur me një komunikatë zyrtare në lidhje me gjendjen fizike të sulmuesit të Kosovës, Arbër Zeneli.

Marketing

Futbollisti nga Mitrovica pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen eliminatore të Kosovës në Kampionatin Evropian “Euro 2020” përballë Malit të Zi.

Ylli i Reims u detyrua madje ta lëshojë fushën e lojës gjatë pjesës së parë, teksa pas ndeshjes u kthye në Prishtinë për ekzaminime mjekësore, raporton Zëri.info.

Momentalisht, ish-anëtari Heerenveenit ndodhet në Francë, ku edhe ka kryer testet mjekësore te klubi i tij, Reims.

Në komunikatën e Reims thuhet se Zeneli do t’i nënshtrohet një operacioni javën tjetër dhe se do të mungojë deri në nëntë muaj.