Zyrtare: Roberto Mancini, trajner i Italisë deri në vitin 2026

Italia vazhdon me Roberto Mancinin të paktën deri në Kupën e Botës 2026, që do të organizohet në tri vende: SHBA, Kanada dhe Meksikë. Trajneri i ekipit kombëtar italian nënshkroi rinovimin e kontratës me afat pesëvjeçar.

Marketing

“Është një projekt afatgjatë, ne duam t’u japim një trofe tifozëve tanë. Ky është qëllimi ynë”, ishin fjalët e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

“Gravina dhe unë kemi kaluar një kohë të mirë, kemi punuar shumë në këto dy vjet. Jemi përmirësuar dhe mund të përmirësohemi edhe më tej, nuk kishte asnjë arsye për të mos vijuar bashkëpunimin. Objektivi është të fitojmë dhe ne po ecim në atë rrugë së bashku”, – deklaroi Mancini në konferencën për shtyp.

“Unë jam shumë i lumtur dhe falënderoj presidentin. Për ne është një moment i bukur. Do të ketë shumë evente dhe nuk është e lehtë për të fituar, por ne po përpiqemi të vijojmë me një punë të filluar 3 vjet më parë. Ne shpresojmë që puna jonë të japë fryte shumë shpejt. E dimë që ndonjëherë duhet të presim më gjatë. Do të na duhet gjithashtu pak fat në momente të caktuara”.

Marketing