Finalja e Carabao Cup ndërmjet Manchester Cityt dhe Tottenhamit do të zhvillohet në prani të tifozëve.

Finalja e Carabao Cup që është paraparë të zhvillohet me 25 prill do të mirëpresë tifozët.

Sipas “BBC Sport”, finalja do të ketë rreth 8 mijë tifozë të pranishëm në Wembley.

Ky vendim është një testim për të parë mbarëvajtjen e situatës në Angli, ku pastaj parashihet një rikthim i tifozëve deri në verë.